Është ndaluar i dyshuari mashkull, shtetas i Iranit në Areoportin Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”. Kjo për shkak të keqpërdorimit të dokumentit, përkatësisht të pasaportës me të cilën udhëtonte.
“Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Iranit, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën e Uruguait që ishte në emër të një personi tjetër”, njofton Policia e Kosovës.
I dyshuari i është dorëzuar njësisë së migrimit për procedura të mëtejme.