Connect with us

LAJME

Ndalohet një serb në veri me mitraloz në veturë

Published

on

Policia Kufitare e Kosovës ka ndaluar të hënën një automjet me targa serbe në veriun e vendit që po qarkullonte rrugëve ilegale, dhe gjatë kontrollit një 39 vjeçarit i është konfiskuar një pushkë mitraloz.

“Policia Kufitare e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin e veprave penale dhe garantimin e sigurisë, me datën 22.05.2023 rreth orës 12:50, në Sharpelj-Jarinje, në brezin kufitar Republika e Kosovës-Serbi, ka ndaluar personin e dyshuar me iniciale M.J.(1984), i cili ishte duke drejtuar automjetin Golf karavan, ngjyrë e bardhë me targa serbe, i cili dyshohet se udhëtonte në drejtim të Serbisë përmes rrugëve ilegale. Gjatë realizimit të kontrollit të automjetit, konkretisht në bagazh të automjetit, të dyshuarit i është gjetur një armë automatike (mitraloz)”, njofton policia.

Kjo e fundit thuhet se ka ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore, ndërsa arma është konfiskuar dhe pas konsultimit me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda në procedurë të rregullt për ”Kalim të pa autorizuar të vijës kufitare” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Continue Reading