Connect with us

LAJME

Në Bruksel sot kryenegociatorët diskutojnë për zbatim të marrëveshjes

Published

on

Sot pritet të zhvillohen takimet e radhës në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit.

Për këtë takim, dje për Bruksel, ka udhtuar zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, raporton RTKlive.

Rreth takimit dhe procesit të dialogut, gjatë vizitës në dy shtetet, ditë më parë ka folur edhe përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai ka konfirmuar Lajçak takimin e të krynegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqin.

Ndryshe në takimin e 2 majit Vuçiq-Kurti në Bruksel, u miratua një deklaratë për personat e zhdukur, por jo edhe ajo për Asociacionin.

Continue Reading