Në Obiliq u mbajt ceremonia e zbulimit të shtatores së heroit Fahri Fazliu.
Gjatë ceremonisë u theksua se Fazliu ishte udhërrëfyes për shumë të rinj në kauzën për çlirimin e vendit.
Të pranishëm ishin bashkëluftëtarë e figura të larta politike në vend e rajon, të cilët nderuan lartë jetën dhe veprën e heroit, Fahri Fazliu.
Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se Fahri Fazliu ishte trim e burrë i fortë, dhe mbetet një frymëzim për të gjitha./rtk