Një 19-vjeçar ka mbetur i vdekur nga një përleshje me thika mes dy grupeve të të rinjve në fshatin Dragobil të Malishevës.

Rastin tragjik e ka konfirmuar Prokurori Ramiz Buzhala.

“Janë dy grupe dhe janë të involuar tetë persona, të ndamë në grup ka 4 persona. Prej njërit grup është një i vdekur i vitit 2000. Është përdorur thika dy herë. Rasti është iniciuar si pjesëmarrje në rrahje dhe vrasje. Është intervistu personi që po dyshohet se e ka kryer vrasjen”, ka thënë Buzhala për Express .

Sipas tij, rasti ja ndodhur për motive banale. “Me kerre. Jo m’kqyre, jo anej. Jam tu shku me ba kërkesën për caktimin e masës së sigurisë. Kufoma është në Prishtinë për autopsi”, tha ai.