Connect with us

LAJME

Nën tension, Kuvendi i Maqedonisë miratoi Ligjin për gjuhët!

Published

on

Me një situatë të tensionuar, mes zënkash dhe përplasjesh verbale, u miratua për herë të dytë ligji për përdorimin e gjuhëve. Shumica vendosi që të mos shqyrtojë mbi 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së për këtë ligj, që u dorëzuan pas mos-dekretimit të tij nga presidenti Gjorge Ivanov. Ligji mori mbështetjen e 64 deputetëve, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur. Me badenter, ligji mori 24 vota “për”

“Ligjin e vendos për votim dhe ju ftoj të votoni. Për votuan 64 deputetë, nuk ka kundër dhe nuk ka të përmbajtur. Konstatoj se ligji u miratua” – deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Sigurimi i Kuvendit evitoi dy herë një përplasje të mundshme fizike mes kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe ish kryeministrit, aktualisht deputet i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Xhaferi, në një prononcim për media pas miratimit të ligjit, nuk komentoi sjelljen e Gruevskit ndaj tij.

“Në mandatin tim nuk do të lejoj që Kuvendi të shndërrohet në një Kuvend siç ishte 24 dhjetori i 2012 dhe 27 prilli i vitit të kaluar. Sjelljen e Nikolla Gruevskit, sot deputet, dje kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër i vendit mendoj se nuk ka nevojë unë ta komentoj sepse vlerësimin e tij do ta japë çdo qytetarë që ka përcjellë seancën e sotme. Sjellja e një pjese të deputetëve nuk duhet të kuptohet si provokim në marrëdhëniet ndëretnike. Kjo është pasqyrë e atyre që veprojnë ashtu dhe me siguri nga pozita që kanë, nuk mund të kuptojnë akoma se janë opozitë” – u shpreh Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit./AlsatM/

Continue Reading