Connect with us

LAJME

Nënë e djalë rrihen mes vete në Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në Drenas, ka ndodhur një rrahje ndërmjet nënës dhe djalit të saj në moshë të mitur.

Sipas policisë, rreth orës 10:25 minuta, është  arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje ishte përleshur fizikisht  me djalin e saj të mitur, dhe kishin sulmuar njëri tjetrin.

“Si pasoj e dhunës dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, sqaron policia.

Kështu, me vendim të prokurorit  e dyshuara është dërguar në mbajtje, kurse djali i saj është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading