Connect with us

KOSOVË

Nënshkruhet akti ligjor i BE-së: Nga janari pa viza në Evropë

Published

on

U nënshkrua akti ligjor i Bashkimit Evropian me të cilin Kosova hyn në listën e shteteve të cilave nuk iu nevojitet viza hyrëse për në Bashkimin Evropian.

Ky nënshkrim vjen një ditë pasi Parlamenti Evropian e miratoi vendimin për heqjen e vizave për Kosovën,  duke përmbyllur kështu procedurat vendimmarrëse për këtë çështje. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim, dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është në Strasburgut, ku po merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, ku është ftuar edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz./rtk/

Continue Reading