Connect with us

BOTË

Netanyahu intervistohet për korrupsion

Published

on

Policia izraelite ka marr në pyetje kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe gruan e tij Sara, për herë të parë lidhur me një rast të korrupsionit në të cilin përfshihet kompania më e madhe e telekomunikimeve, ka njoftuar Radio Izraeli, transmeton Reuters.

Policia ka konfirmuar se njësiti kundër korrupsionit ka pyetur çiftin për disa orë, mirëpo nuk ka specifikuar nëse ky proces është i lidhur me rastin e kompanisë së komunikimeve, Bezeq Israel.

Ky është një nga të paktën katër hetime që janë të lidhura me kryeministrin apo bashkëpunëtorët e tij.

Në muajin shkurt, policia pati deklaruar se 68 vjeçari, Netanyahu mund të paditet për ryshfet në dy hetime të tjera për korrupsion.

Netanyahu ka mohuar çdo keqbërje dhe ka thënë se është viktimë e një “gjuetie shtrigash”.

Kryeministri izraelit ka planifikuar të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara në ditën e shtunë, pasi do të takohet me presidentin e SHBA-ve më 5 mars,\KlanKosova

Continue Reading