Connect with us

BOTË

New York Times, për Petrit Halilaj

Published

on

Petrit Halilaj është një ndër artistat Kosovarë më të vlerësuar me një punë e cila reflekton të kaluarën e vendit nga i cili ka prejardhjen, shkruan New York Times, përcjell tek ju Teleskopi.

Petrit Halilaj in his exhibition “Very Volcanic Over This Green Feather,” which runs at Tate St. Ives in Cornwall, England, through Jan. 16. 

Kur Petriti ishte 13, ai ishte refugjat i luftës brutale në Kosovë, një grup psikologësh italianë mbërriten në kampin e tij në Shqipëri dhe i dhanë disa stilolapsa.

Halilaj shumë shpejt vizatoi dhjetëra piktura të ndritshme e femijërore, por subjektet e tyre nuk ishin aspak shumëngjyrëshe. Në njërën ai kishte vizatuar tanke që hidhnin në erë shtëpinë e një familjeje, në një nje varr masiv. Fotot e tjera shfaqnin ushtarë që qëndronin mbi trupat e pajetë me armë ose thika të përgjakshme të ndritura, me sa duket për të festuar.

Psikologët kaluan dy javë në kamp, në vitin 1999, duke u munduar të ndihmonin fëmijët që të trajtojnë traumat që kishin përjetuar gjatë luftës, në të cilën rebelët shqipëtarë etnik luftuan kundër trupave serbe. Forcat serbe dogjën shtëpinë e tij dhe kapën babain e tij. Familja e tij iku nga një vend në tjetrin deri sa perfunduan në një strehimore në Shqipëri.

The suspended forms in “Very Volcanic Over This Green Feather” are based on Halilaj’s childhood drawings. When visitors enter the gallery, they see a landscape of trees and exotic birds.


Tani, më shumë se 20 vjet më vonë, Halilaj është një figurë në rritje në botën e artit të Europës, puna e të cilit është shfaqur në Bienalen e Venecias dhe në muzetë anembanë kontinentit. Në një turne të kohëve të fundit në ekspozitë, Halilaj 35 vjeç, tha se i rishikoj fotot vitin e kaluar dhe u befasua nga ajo se çfarë kishte vizatuar. Ai tha: “I pashë të gjithë këto zogj dhe pëllumba dhe ishin po aq të mëdhenj sa ushtarët, të lumtur dhe krenarë. Kam marrë hapësirën për të vizatuar peisazhe që më kanë bërë të ndihem mirë. Po, ishte e tmerrshme, por une mund të ëndërroj dhe të dua gjithashtu”./Teleskopi.info

Continue Reading