Nga Komuna e Prishtinës thonë se , Drejtoria e Shëndetësisë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, do të fillojnë fushatën dhe ligjeratat sensibilizuese “Zbulimi i hershëm-Mbijetesë”, kjo pasi tetori është muaji ndërkombëtar i luftës kundër kancerit të gjirit.
Nga sot 26 shtator deri me 7 tetor do të ofrohen shërbime falas të mamografisë së gjirit dhe ligjerata vetëdijësuese për gratë dhe vajzat e komuniteteve të ndryshme sipas këtij orari:
QMF 1 – 26.09.2019, ora 13:30-14:30 – ligjërata informuese dhe bashkëbisedim me gra të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;
QKMF – 30.09.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gra të komuniteteve rom, ashkalij dhe egjiptian;
QMF Besi – 30.09.2019, ora 11:00-12:00- ligjërata informuese dhe bashkëbisedim për gratë e Fshatrave Besi dhe Bardhosh;
QKMF – 01.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Besi;
QKMF – 02.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil pë gratë nga fshati Bardhosh;
QMF Hajvali – 02.10.19, ora 11:00-12:00 – ligjërata informuese dhe bashkëbisedim për gratë e fshatrave Hajvali dhe Mramor;
QKMF – 03.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Hajvali;
QKMF – 04.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Mramor;
AMF – 04.10.19, ora 11:00 – 12:30 – ligjeratë informuese për gratë e fshatit Keqekollë;
QKMF – 07.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Keqekollë;
Komuan e Prishtinës ftonë gratë dhe vajzat që të iu bashkohen në këtë fushatë dhe të informohen sa më mirë për këtë sëmundje, dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të saj.