Connect with us

LAJME

Ngjarjet e datës 15 maj

Published

on

Ngjarjet e datës 15 maj 2023.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shënon ditën ndërkombëtare të familjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

Mbahet takimi koordinues ndërmjet kryeministrit Albin Kurti, ministrave dhe zëvendësministrave nga kabineti qeveritar dhe kryetarëve të Komunave. (Ndërtesën e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar diskuton lidhur me punën dhe mandatin e Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00) 

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 10:00)

SHHBK “Nënë Terezë” në Prishtinë, në partneritet me Qendrën për Regjionalizëm në Novi Sad, organizojnë konferencën fillestare të projektit “Zhvillimi i mëtejshëm i Dialogut Civil ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”. (Hotel Afa, ora 11:00)

Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore organizon marshin e parë ndërgjegjësues për Shëndetin Mendor në Kosovë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)

Në kuadër të Ditëve te Gjuhës Gjermane mbahet mbahet Piknik poetik. (Qendra për Praktikë Rrëfyese në Prishtinë, ora 17:00)

Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, i cili është Doctor Honoris Causa i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, mban ligjëratë me temën “Kosova dhe Bashkimi Evropian – Sfidat dhe e ardhmja”. (Universiteti i Gjilanit, Amfiteatri B02, ora 18:30)

Në kuadër të Ditëve te Gjuhës Gjermane mbahet mbrëmje karaoke me plot muzikë gjermane! (ora 19:00)