Këto janë ngjarjet e datës 16 maj 2023.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon konferencën finlandezo-kosovare “Zhvillimi i ekosistemit të bizneseve fillestare (start-up) dhe inovacionit”. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, ora 9:00)
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët”. (Hagë, ora 9:00)
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci merr pjesë në ceremoninë e Themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare. (ora 9:30)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrtoni Projektëligjin 08/L-200 për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 ora, 10:00)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, Arnhild Spence marrin pjesë në prezantimin e procesit hartues të Strategjisë Shtetërore për Rini 2024-2032 dhe Planit të Veprimit 2024-2026. (ora 11:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin për lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit si dhe Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
Universiteti i Prishtinës ndan titullin “Doctor Honoris Causa”, për prof. Sean Murphy. Titulli i nderit i ndahet për rolin e tij në avancimin e paqes dhe drejtësisë përmes të drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën. (Amfiteatri i Fakultetit Juridik, ora 11:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Këshillit Prokurorial të Kosovës, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)
Anëtaret e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohen me Ambasadorin e Republikës së Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
D4D në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung mban panelin e diskutimit “Fondi Sovran i Republikës së Kosovës: A ekziston potenciali për menaxhim të sukseshëm të aseteve shtetërore dhe si ndikon në zhvillim ekonomik?. (Libraria “Dukagjini”, ora 17:00)