Connect with us

LAJME

Ngjarjet e datës 19 maj

Published

on

Ngjarjet e datës 19 maj 2023.

Pjesëmarrësit e konferencës “Diaspora Flet”  organizojnë ushtrime në mëngjes për adhuruesit e natyrës dhe sportit me Mrika Nikqi. (Parku i Gërmisë, ora 6:30)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën “Diaspora Flet”. (ora 9:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shënon Ditën Botërore të Metrologjisë. (ora 10:00)

Unioni Afarist i Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve. (Zyret e AKB-së, Tophane, ora 10:30)

Bëhet betimi i kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut(ora, 11:00)

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bënë testimin me shkrim i kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e termocentralit diellor me kapacitet 150 MW në fshatin Bec të Gjakovës. (Fshati Bec, ora 11:00)

AVONET dhe banorët e lagjes Gëzim Sahiti do të organizojnë një performancë në dy pika të rëndësishme të qytetit në lidhje me problemin e lejeve të ndërtimit dhe mungesën e veprimeve nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. (Para Komunës së Ferizajt në ora 11:00 dhe tek Prokuroria Themelore në Ferizaj, ora 11:30)

Promovohet libri i ish të burgosurit Asllan Selimi, “Tmerri ka emër” me kujtime nga lufta, burgu, gjykimi, dënimi dhe masakra në burgun e Dubravës. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

Bëhet hapja e programit të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës, për nder të 15-vjetorit të vendosjes së raporteve diplomatike me Republikën e Kosovës. (Ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani”, ora 13:00)

Zyra e Bashkimit Evropian, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës, organizon punëtorinë “Tradita e thurjes”. (Shtëpia e Evropës, Mitrovica e Veriut, ora 15:00) 

Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës, mban aktivitetin “Harmoni në lëvizje: Një përvojë në joga”. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë, ora 17:00)

Continue Reading