Connect with us

LAJME

Ngjarjet e datës 22 maj        

Published

on

Këto janë ngjarjet e datës 22 maj 2023.

Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve( Ora 09:45)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, cakton prioritetet me të cilat shteti duhet t’i përmbushë pas përfshirjes së Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 9:30)  

Në kuadërt të Ditëve të Gjuhës Gjermane në Kosovë mbahet Kuizi gjerman i cili teston njohuritë tuaja rreth Gjermanisë në kuizin interaktiv në Goethe Zentrum në Prishtinë. (Goethe Zentrum Prishtina, ora 10:00)

Në 24-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, bëhen homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të kësaj masakre. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Qendra Korrektuese e Dubravës, ora 10:00) 

Akademia e Shkencave dhe Arteve promovon librin e Arsim Bajramit “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridike”. (Ndërtesa e Akademisë, ora 11:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters. Pas takimit do të ketë deklarim për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

Hapet ekspozita: Graphic Novels mbi gjuhën dhe shumëgjuhësinë nga studentët e artit në Universitetin e Prishtinës ku për një javë të tërë, novelisti grafik gjerman Sebastian Lörscher punon me studentë për të krijuar tregime të shkurtra grafike. (Kino Armata, 17:00)   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të ‘’Javës së Bibliotekës’’, merr pjesë në hapjen e Bibliotekës së Adem Demaçit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)

Shfaqen filma të Shkurtër Austriak të cilët përmes çmimeve dhe sukseseve në festivale kualifikohen për pjesëmarrje në Çmimin e Filmit Austriak në kategorinë “Filmi më i mirë i shkurtër”. (Kino Armata, ora 19:00)

ChopinPianoFEST Prishtina sjell 3 pianistë të skenave botërore. ( Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Universitare, ora  20:00)

Continue Reading