Connect with us

LAJME

Ngjarjet e ditës

Published

on

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara të ditës së sotme:

09:00

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

10:00

Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon punëtorinë për profesionistët e rinj “Përgatitja për karrierë”. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë)

10:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Projektligjin për aderimin në Marrëveshjen për Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

10:00

Mbahet edicioni i 22-të i Panairit Ndërkombëtar “EXPOKOS”. Në hapje merr pjesë dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

10:30

EULEX-i prezanton Raportin Monitorues të tij për Aplikimin e Lirimit me Kusht në Kosovë, i cili e mbulon periudhën prej muajit mars 2022 deri në shtator 2022. Merr pjesë dhe Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

11:00

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve-2023, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore organizon ligjëratë publike. (Hotel “Grand”, Prishtinë)

11:00

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në inaugurimin e punimeve në sallën e sportit në fshatin Romajë. (Romajë, Prizren)

12:00

Komuna e Vushtrrisë bën përurimin e shëtitores së qytetit. (Vushtrri)

12:00

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së)

16:00

Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon “Duke u bërë një profesionist i IT-së”. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë veriore)

Continue Reading