Connect with us

KOSOVË

Ngjarjet e ditës: 24 maj

Published

on

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara të ditës së sotme:

 09:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën “Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë”. (Klan Arena)

10:00

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban konferencë për media. (Zyrat e ORCA-s)

10:00

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencë për medie ku do të prezantohet Indeksi i Transparencës për qeverisjen komunale për vitin 2022. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

10:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e shqyrton Raportin Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)

11:00

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë)

13:00

Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare me pikat e papapërfunduara të seancave të kaluara. (Kuvendi i Kosovës)

13:00

Komuna e Vushtrrisë bën përurimin e shëtitores së qytetit. (Vushtrri)

14:00

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në ceremoninë e fillimit të renovimit të objektit me vlera kulturore/historike ish Arkiva e Qytetit – Drejtoria e Urbanizmit. (Ish-Arkivi i Qytetit, Prizren)

17:00

Shënohet 10-vjetori i Pyllit të Arinjve Prishtina. (“Pylli Arinjve”, afër Badocit)