Connect with us

LAJME

Ngjarjet e ditës, 31 maj

Published

on

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:

09:30

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor – RYCO, Zyra në Kosovë, në partneritet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës – AGK, dhe Deutsche Welle, mbajnë konferencën përmbyllëse të ciklit të dytë të programit “Transmetuesit e Paqes: Fuqizimi i gazetarëve të rinj si raportues të paqes”. (Salla e Konferencave “Orion”, Prishtinë)

10:00

IKShPK shënon Ditën Botërore pa Duhan me moton “Ne kemi nevojë për ushqim, jo për duhan”. Marrin pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci. (IKShPK, Prishtinë) .

10:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Andin Hotin, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur lidhur me çështjen e personave të zhdukur në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)

10:30

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” do të ndërmarrë aksion për shkyçje në tri objekte banesore në Prishtinë. (Nisja e organizuar me mediet bëhet nga objekti i KRU “Prishtina”, Emshir)

11:00

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

11:00

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) 13:30

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie lidhur me situatën aktuale në veri. (Selia e LDK-së, Te Qafa)

Continue Reading