Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:
08:30Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Besianë Musmurati, do të shpalosin planin e veprimit për siguri në shkolla 2023/26. (Kino “Armata”, Prishtinë)
09:50Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Guvernatoren e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds. Pas takimit, Osmani dhe Reynolds do të nënshkruajnë marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. (Zyra e presidentes/ Holli i Kuvendit)
10:00Mbahet takimi i 231-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së, rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë)
10:30Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)
11:00Lëvizja për Demokraci mban aktivitet simbolik para zyrës së BE-së, për të kërkuar angazhimin e Bashkimit Evropian në lirimin e tre policëve të kidnapuar nga Serbia në territorin e Kosovës. (Para zyrës së BE-së në Prishtinë)
11:15Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds. (Kabineti i kryetarit)
11:50Guvernatorja e shtetit amerikan të Iowas, Kim Reynolds takohet me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. (Objekti i MPJD-së)
12:00Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)
13:00Gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” organizon një konferencë me rastin e Ditës kundër Drogave dhe Javën kundër Alkoolit, që synon të theksojë rëndësinë e ndërgjegjësimit publik për rrezikun që sjell përdorimi i drogave dhe alkoolit në shoqëri. (Biblioteka e gjimnazit, Drenas)