Connect with us

LAJME

Ngjarjet e ditës së sotme

Published

on

Sot në vendin tonë janë paraparë të mbahen këto ngjarje.

09:30

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci merr pjesë në Forumin e parë të boronicës në Kosovë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:00

Mbahet diskutimi me temën “Call-Center, sektori në rritje: Mundësitë dhe perspektivat për gjermano-folësit në Kosovë”, organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane. (Biblioteka Kombëtare)

11:00                 

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së)

11:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverisë për shkarkimin Kimete Gashit, anëtare e Organit Shqyrtues të Prokurimit etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

11:00

Në nderim të të rënëve në Betejën e Jabllanicës

kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Jabllanicës”. (Jabllanicë, Gjakovë)

12:00

Mbahet akademi përkujtimore në nderim të të rënëve në Betejën e Jabllanicës. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Jabllanicë, Gjakovë).

Continue Reading