Ka nisur sot konferenca dy ditore e ndërtimtarisë.
Kjo ngjarje e cila organizohet për herë të parë në rajon, ka për qëllim identifikimin e problemeve në fushën e ndërtimtarisë, ambientit dhe të arkitekturës moderne.
Në këtë ngjarje do të jenë prezentë arkitektët më të mirë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.
Gjithashtu marrin pjesë edhe ekspertët e fushës nga vendet e tjera të rajonit.
Në hapje, drejtori i KAWA Group Valon Vataj, tha se qëllimi është që të kontribohet në fushë dhe se nga panelet që do të mbahen, të nxjerren konkluza se si duhet vepruar në të ardhmen.
Ndërkohë, kryetari i Odës ekonomile të Kosovës Safet Gërxhaliu, tha se duhet çmuar roli i kompanive që kanë ndërtuar.
E në anën tjetër nënkryetari i komunës së Prishtinës Selim Pacolli, tha se Prishtina po ndërtohet dhe se është mirë që të merren praktikat më të mira rajonale.