Connect with us

KOSOVË

Nis takimi i grupeve punuese LDK-VV, temë diskutimi edhe dialogu

Published

on

Ka nisur takimi mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë takim, që po mbahet në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, pritet që të diskutohet edhe për çështjen e dialogut.

Këto takime kanë për qëllim harmonizimin e programit qeverisës mes këtyre dy partive që kanë shprehur interes për bashkëqeverisje, njofton Klan Kosova.

Takimi i tyre paraprak u mbajt të premten ku Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja janë dakorduar për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i sotëm të shërbejë për të konkretizuar diskutimet e së premtes.

Continue Reading