“Zakonisht dimrat janë të ftohtë, deri në minus 30-40 gradë, por sivjet borë ka shumë më shumë se herëve të tjera”.
Kështu e përshkruan situatën në Astana të Kazakistanit një punëtor ndërtimtarie nga Kosova i cili punon atje prej afër një dekade.
Ky punëtor i cili ka dashur që emri të mbetet anonim, ka dërguar në klankosova.tv disa video që shfaqin sasinë e madhe të borës të rënë atje, që ka bërë që shumë njerëz të mbesin të bllokuar në veturat e tyre të mbuluara tërësisht nga bora, si dhe trenat me udhëtarë që kanë ngecur poashtu.
Ai ka treguar se qytetet janë të qarkullueshme në këtë kohë, por që rrugët që lidhin ato janë të mbyllura.
Për situatën meteorologjike në Nur-Sultan (Astana) tërë javën kanë raportuar edhe mediat e huaja.
Moti i ligë që ka përfshirë kryeqytetin nga muaji janar ka shënuar rekord në krahasim me periudhën që prej vitit 1964.
Mediat e huaja kanë nxjerr video ku ekipet e shpëtimit nxjerrin njerëz poshtë borës.