Connect with us

KOSOVË

Osmani: Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit të përballen me drejtësinë

Published

on

Për tensionet e fundit në veriun e Kosovës ka reaguar presidentja Vjosa Osmani e cila dënon aktet e dhunës të përdorura nga strukturat ilegale serbe në veri. Ajo thotë se këto protesta duhet të dënohen nga të gjithë, ndërsa kërkon përballje me drejtësinë për qytetarët që zbatojnë urdhrat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar presidentja osmani në Twitter.