Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur rreth sulmeve të sotme në Leposaviq ndaj mediave të Kosovës.
Osmani, përmes një postimi në Twitter ka dënuar sulmin e sotëm ndaj mediave në Leposaviq.
Po ashtu ajo ka thënë se gazetarët në veri të Kosovës u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale.
“Gazetarët në veri të vendit u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale. Ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë. Përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kovën do të dështojnë. Këto akte të tmerrshme të dhunës së vazhdueshme duhet të dënohen nga të gjithë. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë”, ka shkruar Osmani.