Connect with us

LAJME

Osmani: Liria e medias është shtyllë e demokracisë

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se do të ripërtërijë për të mbrojtur rolin e paçmuar të mediave të lira dhe të paanshme.

Osmani po ashtu ka thënë se liria e medias është shtyllë e demokracisë, duke shtuar se duhet festuar sukseset e Kosovës në indekset ndërkombëtare.

“Liria e medias nuk është vetëm një shenjë e një shoqërie të shëndetshme, ajo është një shtyllë e një demokracie të lulëzuar. Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne festojmë sukseset e vazhdueshme të Kosovës në indekset ndërkombëtare, por gjithashtu ripërtërijmë angazhimin tonë për të mbrojtur rolin e paçmuar të mediave të lira dhe të paanshme” ka shkruar Osmani në Twitter.