Connect with us

LAJME

Osmani në SHBA: Konfirmohet partneriteti i veçantë ndërmjet dy vendeve

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjendet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka marrë pjesë, dje, në njërën prej konferencave më të njohura të Universitetit të Havardait.

Osmani, sot, në një postim në Facebook, ka treguar se gjatë vizitës në Universitetin e Harvardit, flamuri i Kosovës “valonte krenar” pranë atij amerikan.

“Gjatë vizitës në Universitetin e Harvardit, flamuri i Republikës së Kosovës valonte krenar pranë atij amerikan, si shenjë konfirmimi e partneritetit të veçantë ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani, dje ka qenë folësja kryesore në “Globar Empowerment Metting”, që i është kushtuar ndryshimeve klimatike dhe urgjencës për të ndërmarrë veprime në nivel global.

Ajo ka thënë se veprimet globale kundër ndryshimeve klimatike janë më të ngadalshme seç duhen për ta luftuar me efektivitet këtë fenomen që është bërë shqetësues për planetin./rtk