Connect with us

LAJME

Osmani për Thaçin: Dallimet me të qëndrojnë për çështjen e kufijve, takimet ishin agjendë shtetërore

Published

on

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka folur sot lidhur me bisedën që zhvilloi dje me Presidentin Hashim Thaçi.

Ajo për takimin e shkurtër që e zhvilloi dje me Thaçin, ka thënë se ishte agjendë shtetërore, pasi u zhvillua në pritjen presidenciale me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë, por shtoi se mospajtimet me të akoma qëndrojnë rreth çështjes së kufijve, njofton Klan Kosova.

 

 

”Kur kemi fushatë tejet agresive nga ana e Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, unifikimi e të flasim me një zë është tejet e rëndësishme dhe kruciale për shtetin e Kosovës”.

”Sa i përket pjesëmarrjes së djeshme, ajo ka qenë agjendë shtetërore, asnjë nga këto organizime dje nuk kanë qenë private”.

”Të thuhet se organizimi solemn ishte nën patronatin e presidentit i bie që edhe e gjithë seanca solemne ishte organizim i imi në Kuvend”.

”Dallimet tona me Presidentin kanë qenë për çështje të caktuara në çështjen e kufijve, edhe dje e kam potencuar”.

”Në këtë temë dhe çdo temë tjetër të politikës së jashtme, me shumë mençuri tash e tutje t’i bëjmë me një zë dhe përputhshmëri. Këtu kemi me bashkëpunim ndërinstitucional. Dallimet politike ndodhin çdokund”.

Continue Reading