Connect with us

LAJME

Osmani takohet me Lord Peach në Londër, diskutuan për integrimin euroatlantik të Kosovës

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon qëndrimin në Londër.

Ajo është takuar me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani tregoi se me të ka diskutuar për hapat e rëndësishëm në dialog dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Diskutuam zhvillimet e fundit duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për të forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin tonë me Britaninë e Madhe”, ka shkruar Osmani.