Connect with us

LAJME

Pacolli: Duhet t’i zgjidhim problemet e trashëguara me Serbinë

Published

on

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, mori pjesë në sesionin plenar të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit i cili po zhvillohet në Varshavë nën bashkëdrejtimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Polonisë, Jacek Czaputoëicz dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.

Në këtë sesion, Pacolli theksoi progresin e Kosovës në zgjidhjen e çështjeve me fqinjët tanë, si dhe nevojën që t’i zgjidhim problemet e trashëguara me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.

“E vetmja rrugë para për rajonin është komunikimi i lirë dhe i mirë mes qytetarëve tanë, andaj Republika e Kosovës është e përkushtuar që të gjej zgjidhje për të lehtësuar këtë proces”, deklaroi Pacolli.

Kryediplomati kosovar foli edhe për nevojën e lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë pa viza në Bosnje Hercegovinë dhe në Zonën Schengen.

Në këtë sesion po marrin pjesë edhe përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Austrisë, Bullgarisë, Rumanisë, Sllovenisë, Komisionit Evropian, Bashkimit Evropian dhe Zyrës Rajonale për Bashkëpunim.

Continue Reading