Connect with us

KOSOVË

Pacolli i shkruan Sekretarit të OKB-së

Published

on

Kryediplomati kosovar Behgjet Pacolli, i është drejtuar me një letër, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ku shkruan se Kosova është e inkurajuar me zhvillimin në lidhje me diskutimet më të rralla pranë Këshillit të Sigurimit për vendin tonë.

” Me përparimet që ka bërë Kosova përgjatë viteve, po fillon perspektiva e anëtarësimit në një të ardhme të shpejtë, të Republikës së Kosovës në Kombet e Bashkuara”.

“Sekretarin e Përgjithshëm, Guterres, e informova që anëtarësimi në OKB, është veçanarisht i mundshëm tani, për faktin se Serbia, ndonëse me vështirësi, së voni ka filluar të shfaqë sinjale të hershme, që është e interesuar të ecë përpara dhe të pajtohet me të vërtetën e afirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me Opinionin e 22 Korrikut, 2010, me të cilin konfirmohet se shtetësia e Republikës së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën publike ndërkombëtare”..

“Po ashtu, Sekretarit Guterres i kërkova vëmendje të shtuar ndaj Opinionit të GjND-së, si institucioni më i lartë i drejtësisë i OKB-së, Opinion i cili ka kuptimin e Njohjes Kolektive, dhe i cili është baza mbi të cilën Asembleja e Përgjithshme e OKB-së, ka ftuar në dialog të ndërmjetësuar nga BE. Pra nënkuptohet, se Rezoluta e Asemblesë së OKB-së, 64/298, e 9 Shtatorit, 2010, afirmoi fuqishëm shtetësinë tonë”.

Pacolli në  letër ka theksuar mes tjerash se opinioni i GjND-së, i ka mundësuar Serbisë të shoh këtë të vërtetë, “veçanarisht në lidhje me atë se qëndrimi i saj diplomatik ndaj shtetësisë sonë, kërkohet që patjetër të ndryshojë”.

“Në qasjen time e informoj Sekretarin e Përgjithshëm, se tashmë me dialogun politik, me qëllim të përmbylljes së Marrëveshjës Gjithpërfshirëse, Ligjërisht, Ndërkombëtarisht Obligative, kemi ardhur në momentin e njohjes reciproke si dy vende të pavaruara”.

“Sekretarin Guterres e informova që Republika e Kosovës synon anëtarësimin në OKB, dhe për këtë qëllim ne jemi të gatshëm të investojmë në potencialin tonë për të përkrahur nisma dhe misione të OKB-së, në funksion të paqës dhe stabilitetit për të gjithë.

Continue Reading