Connect with us

LAJME

Pacolli: Lusë bashkatdhetarët të zgjedhin rrugë alternative, e të mos kalojnë përmes Serbisë

Published

on

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të mos vijnë në Kosovë duke kaluar nëpërmjet Serbisë.

Ai përmes një postimi në facebook, ka thënë se ata duhet të gjejnë rrugë alternative për të ardhur veres në Kosovë për pushime.

“I lusë gjithë bashkatdhetarët të zgjedhin rrugë alternative, e të mos kalojnë përmes Serbisë. Provokimet serbe nuk kanë të ndalur! Ju uroj mirëseardhje në Kosovë!”, ka shkruar Pacolli.

Më herët, edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë thirrje për gjithë bashkatdhetarët që të gjejnë rrugë alternative dhe të mos kalojnë nëpër Serbi për të ardhur në Kosovë.

E gjithë kjo pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga xhandarmëria serbe në Bare të Leposaviqit sot.