1 Maji është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.
Me këtë rast, ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar të gjithë punëtorët duke theksuar se puna është nderë dhe sipas tij duhet vlerësuar.
Ai përmes një postimi në facebook, Pacolli tha se është krenar, mirënjohës dhe i lumtur me kolegët e tij.
“Gëzuar ditën e punëtorëve, kudo që jeni, çfarë do punë që bëni. Puna është nder, por duhet vlerësuar, me kushte të mira dhe respekt. Unë jam krenar, mirënjohës dhe i lumtur me kolegët e mi”, ka shkruar Pacolli./Teleskopi/