Connect with us

LAJME

Pacolli thotë se tre shqiptarë nga Kosova vdiqën pasi ranë me veturë në lumin Lepenc, bënë të ditur identitetin e tyre

Published

on

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi një veturë me katër kosovarë ra në lumin Lepenc, në Maqedoninë e Veriut.

Sipas, Pacollit tre nga ta vdiqën, derisa njëri nga ta ka arritur që të dal nga vetura.

“E përjetoj me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humben jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjeret e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!”, tha Pacolli.