Sot në vendin tonë pritet të jetë mot me vranësira, ka njoftuar Prishtina Weather.
“Moti pritet të jetë kryesisht me vranësira dhe periudha me shi paraqiten përgjatë javës së ardhshme, deri në fundjavë. Në javën e fundit të prillit mbetet mot i ndryshueshëm, pa përjashtuar mundësi edhe për të reshura shiu. Temperaturat luhaten kryesisht përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore”, njofton Prishtina Weather.