Connect with us

LAJME

Peci: Agroturizmi, mundësi e mirë për zhvillim ekonomik

Published

on

Ministria e Bujqësisë,Faton Peci në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, shpërfaqi  disa nga politikat e projektet, të cilat do të realizohen këtej e tutje, që nga viti 2024-2027, me theks të veçantë agroturizmi.

Lidhur me këto ministri i Bujqësisë, Blerim Peci, tha se veç këtyre projekteve është paraparë edhe bashkëpunimi, apo marrëveshjen mes Qeverisë së Kosovës  me GIZ-in gjerman, i cili parasheh  një shumë monetare fillestare prej 20 milionë eurosh, me një mundësi tjetër shtesë të financimit me shumën prej 8 milionë eurosh në bashkëpunim të financimit të GIZ-it gjerman e të Komisionit Evropian.

Ministri Peci, më tej, shtoi se Agroturizmi në Kosovë nuk ka pasur vëmendjen e duhur institucionale, teksa shtoi se Kosova, në bazë të relievit që posedon dhe një varg faktorësh tjerë, ka rreth 50 për qind e popullsisë së saj që  jeton në viset rurale, që përbën një potencial të mirë për agroturizëm, derisa sqaroi se është duke përcjellë strategjitë e veprimit edhe nga BE, si fjala vjen “Prej fermës në tavolinë”, si dhe promovimin e  produkteve organike e të shëndetshme.

“Kështu, ne si Ministri kemi konsideruar se është një mundësi e potencial i jashtëzakonshëm investimi në agroturizëm, si një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik”, deklaroi ministri Peci në “InfoPlus”, në RTK.

Ai më tej bëri të ditur se Ministria e Bujqësisë ka  një bashkëpunim me shtetin gjerman, në veçanti me GIZ-in gjerman, sidomos në ngritjen e kapaciteteve prodhuese e institucionale, përmes të këtij bashkëpunimi i mundësohet Kosovës një qasje në fondet IPA.

Kështu, bëhet e ditur se kësaj radhe, përveç fondeve, do të ndihmohen edhe në aspektin e marketingut tek popullata dhe më gjerë, që përfshihet në pako të gjerë promovuese.

“Zhvillimi i agroturizmit ndikon jo vetëm në zbutjen e papunësisë, por edhe pengimin e shpopullimit të zonave rurale”, tha, më tej, ministri Peci, e që shfaqi shpresën se që nga viti i ardhshëm agroturizmi do të ketë një mbështetje financiarë prej, 20-28 milionë euro përgjatë periudhës 2024-2027.

Ministri Peci, më tutje, vuri në dukje se që prej se ka marrë postin e ministrit në këtë dikaster, sidomos viteve të fundit është vërejtur shtimi i hektarëve në të mbjella, sidomos të grurit e të misrit, që, sipas tij, krejt kjo falë mbështetjes nga kjo ministri për sektorin e bujqësisë, fjala vjen në çmimin e akcizës dhe të tvsh-së.

Ai foli edhe për Agjencinë e Ushqimit e të Veterinës, për cilësinë e shëndetit e kujdesin të shëndetin publik.

Dialogu Kosovë-Serbi

Ndërkaq lidhur me dialogun Kosovë Serbi, ministri Peci tha se arritja e marrëveshjes për të pagjeturit është një ndër arritjet më të mëdha në procesin e dialogut.

E, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ministri Peci e vlerësoi si një nga temat më të ndieshme, ndërkohë që shtoi ai,  procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes të dyja vendeve nuk është i lehtë

“Konsideroj se për temat e rëndësishme për vendin, për dialogun me Serbinë, duhet të kemi një konsensus pushtet-opozitë”, deklaroi ministri Peci.

E lidhur me draft-statutin për Asociacionin e presionit nga ndërkombëtarët ministri Peci, duke folur për historikun e rrugëtimit të krijimit të Asociacionit, tha se për këtë çështje, pala ndërkombëtare konsideron se ky është një obligim ligjor që duhet kryer, por, shtoi ai, qeveria e re ka një koncept tjetër mbi këtë marrëveshje, teksa bëri të ditur se krerët institucionalë janë të pajtimit se nuk do të ketë mundësi që ai asociacion të ketë kompetenca ekzekutive, ngase, siç u shpreh ai, bie ndesh me Kushtetutën e ligjet e Kosovës.