Ka përfunduar aksioni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Zubin Potok.

Pas disa orëve të zhvillimit të këtij aksioni, ku u arrestuan disa persona, por edhe u lënduan disa pjesëtarë të policisë së Kosovës, tashmë aksioni ka përfunduar, raporton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që aksioni në fjalë ka të bëjë me dyshimet mbi kontrabandim dhe krim të organizuar.

Madje në Zubin Potok shumë qytetarë serb tentuan që të ndalonin aksionin, duke vendosur barrikada të ndryshme përgjatë rrugëve në mënyrë që të njëjtit të mos mund realizonin aksionin.