Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka përfunduar takimin e mbajtur në Kuvend më të parin e këtij institucioni, Kadri Veselin.
Kosnett është larguar pa dhënë deklaratë për media. Në këtë takim ka qenë i ftuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Temë kryesore e këtij takimi është raportuar se do të jetë taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat që hyjnë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Bashkimi Evropian dhe Amerika tashmë disa herë kanë kërkuar nga institucionet kosovare që ta heqin këtë taksë, përcjell KosovaPress.
Të njëjtin qëndrim ka ndarë edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili ka thënë se taksa 100% po rrezikon miqësinë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës.