Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me ekipin e tij ka takuar dje banorët e lagjes Dardania.
Ai në një postim të tij në Facebook kishte shkruar:
“Rinia është shtylla kryesore e një shoqërie.
Së bashku me ekipin tim u takuam me banorë të lagjes Dardania dhe me të rinj nga Prishtina, takim ky që më bëri të ndjej një energji fantastike.
Ne planifikojmë:
Rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në sport
Identifikimin e talenteve të rinj
Orientimin profesional të të rinjve tanë
Ndërtimin e Qendrës Kombëtare për Sport dhe Stadiumit Kombëtar në Bernicë të Poshtme, në bashkëpunim të ngushtë me nivelin qendror
Riparimin e fushave sportive ekzistuese
Rinovimin e palestrës së madhe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve
Ndërtimin e tri palestrave të tjera me kapacitet prej 300 ulëseve, të shfrytëzueshme për sporte individuale dhe kolektive
Ndërtimin e palestrave sportive në vende të caktuara të kryeqytetit, duke synuar të ketë në çdo lagje një sallë të vogël sportive me kapacitet për 300 spektatorë me parametra të mundësisë së zhvillimit të disa disiplinave sportive, si: tenis dhe patinazh.
Prishtina duhet të transformohet në qytetin që e duan qytetarët tanë!”/Teleskopi.info