Connect with us

LAJME

Përurohet qendra rekreative për persona me Sindromën Down dhe Autizëm në Suharekë

Published

on

Është përuruar qendra rekreative për persona me Sindromën Down dhe Autizëm “DUJE” në Suharekë, e financuar dhe realizuar nga fondacioni Valon Vataj.

Qendra e përuruar sot ka rreth 500 metra katror dhe do të jetë në shërbim të gjithë personave që kanë këtë sibdromë.

Kryetari i komunës Bali Muharremaj, tha se kjo është dita më e mirë për të dhe 1 qershori, dita e fëmijëve, do të jetë më i veçanti deri tani jo vetëm për Suharekë, por edhe për regjion.

“Sot është një ditë e madhe, sot është një festë për Suharekën. E falënderoj Valon Vatajn për një donacion të qëlluar fort. Valoni e mori për sipër gjithashtu që deri në fund të vitit do ta financoj edhe mirëmbajtjen, edhe shpenzimet për staf, ushqim dhe gjithçka tjetër çka duhet” tha Muharremaj.

Daniel Lezo përfaësues i OSBE-së në rajonin e Prizrenit, tha se kjo është një vepër e madhe që u bë për këtë rajon.

“Falënderoj fondacionin Valon Vataj, i uroj suksese kësaj shoqate në ndihmën që do tu jap njerëzve me sindromën Down dhe Autizëm”, tha Lezo.

I lumtur për atë që ka bërë, u shpreh ideatori Valon Vataj.

“Për mua kjo kategori janë pikë e dobët. Me patjetër kam dashur që të bëj diçka për ta. E kemi obligim shoqëror për të bërë më shumë për kategori. E falënderoj shumë kryetarin e komunës dhe të gjithë ata që na ndihmuan”, u shpreh Vataj, i cili është pronar i Kawa Group./Teleskopi.info/