Connect with us

LAJME

Plagoset me armë zjarri një person në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Published

on

Një person është arrestuar në Suharekë pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe gjashtë copë fishek.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Suharekë 14.05.2023-19:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë , 6 copë fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading