Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se nuk ka pasur ftesë nga institucionet e Kosovës që të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Kurti u ka thënë gazetarëve se këto ditë kanë marrë pjesë në organizime të Lëvizjes, dhe nuk ka pasur ftesë në kutinë e deputetëve, për të qenë prezent në ceremoninë qendrore të 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
Kurti: Nuk e di që kam pasur ftesë në kutinë e deputetëve
“Nuk e di që kam pasur ftesë në kutinë e deputetëve por kemi pas edhe shumë organizime si Lëvizje Vetëvendosje meqenëse është përputhur edhe me ditën e Lëvizjes. Grupi jonë parlamentar i ka ndarë deputetët nëpër aktivitete të ndryshme dhe ata kanë marrë pjesë”, tha Kurti.