Connect with us

LAJME

Podujevë, familjari i burrit e sulmon seksualisht e arreston policia

Published

on

Një grua nga Podujeva ka denoncuar një të afërm të burrit të saj për sulm seksual, ka njoftuar policia.

Sipas policisë ky rast është kategorizuar si sulm seksual.

Rasti ka ndodhur këtë të shtunë, ku viktima femër kosovare ka raportuar se derisa bashkëshorti i saj nuk ka qenë në shtëpi, në vazhdimësi  është keqtrajtuar seksualisht.

Ajo ka thënë se këtë sulm e ka kryer një i afërm i bashkëshortit,  i dyshuari mashkull kosovar.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka deklaruar policia, pa dhënë detaje të tjera shtesë.

Continue Reading