Connect with us

KOSOVË

Policët qajnë në protestën e mbajtur në Drenas

Published

on

Në Drenas qindra qytetar protestuan sot, duke kërkuar drejtësi lidhur me rastin e raportuar të abuzimit seksual të një vajze të kësaj komune.

Për të monitoruar situatën dhe mbarëvajtjen e protestës, pjesëtarët e Policisë janë parë aty duke qëndruar para protestuesve .Por, brohoritjet kundër Policisë  i kanë prekur zyrtarët policor që ishin në detyrë.

Ata kanë filluar të qajnë para protestuesve siç shihet edhe në këto pamje.

Derisa, protestuesit kur shohin zyrtarët policor duke qarë, fillojnë t’i përqafojnë dhe të brohorasin “Policia është e jona”.

Continue Reading