Connect with us

LAJME

Policia aksion në shtëpinë dhe lokalin e të dyshuarit për skandalin e vajit

Published

on

Të premten në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka filluar një aksion në shtëpinë dhe lokalin e Ridvan Muharremit. Përveç policisë, në aksion janë parë edhe veturat e EULEX-it.

Pas përfundimit të bastisjeve në banesën e ti, avokati i Ridvan Muharremit, Mahmut Halimi, ka thënë për RTK se për Muharremin ende nuk ka flet arrest nga organet e rendit.

Ridvan Muharremi, pronari i lokalit “Bukë e Zemër”, të cilët së fundi emri i tij është përmendur rreth  rezervave shtetërore.

Sipas përgjimit të publikuar ditë më parë, Muharremi dyshohet se është ndërmjetësues i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe firmës nga Polonia, e cila s’i ka sjellë rezervat në Kosovë, pavarësisht pagesës që është kryer nga ministria e Rozeta Hajdarit.

Po ashtu një çështje tjetër ka të bëj me disa akuza të Ndue Gjinit ndaj Ridvan Muharremit, për dëshmitarë katolikë kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kurse Ridvan Muharemi, menjëherë pas këtyre akuzave ka reaguar duke thënë se janë shpifje.

‘Pas publikimit dje në media, në tribunalin e Hagës – dhomat e specializuara dhe kërkesës së avokatit mbrojtës të z. Hashim Thacit, për tu ndriçuar rasti i dëshmitarëve të montuar, të cilat janë  trillim dhe shpifjet e Ndue Gjinit dhënë në një intervistë në të cilën është njollosur emri im, ndjej të nevojës që ta njoftoj gjithë opinionin, se bëhët fjalë për shpifje të llojit më të rëndë dhe nivelit më të ulët njerëzorë, me prapavijë të përfitimeve, intrigave, shantazhimit dhe gjithçka tjetër të pandershme dhe jonjerëzore”, tha ai.

Ai thotë se nuk ka reaguar deri për faktin e vetëm se i vetmi vend ku mund të shpjegohen shpifjet ka adresë dhe ato janë organet e rendit.

“Ato shpejtë do të ndriçohen përmes procedurave ligjore, me bindjen se do të vërtetohet pastërtia ime morale, njerëzore të cilat me mund e sakrificë i kam ndërtuar dhe trashiguar nga të parët e mi, duke dhënë kontribut të pakursyer për të arritur deri te ҫlirimi i vendit. Kontributet e mia dhe të familjes time janë evidente, për kënd do që përpiqet ta vëjë në pyetje integritetin tim. Njoftoj opinionin se këto shpifje te turpshme do të ndriçohohen përmes rrugëve ligjore dhe gjithsesi do të gjykohen për shqetësimet që me janë shkaktuar mua dhe familjes time deri tani”, thuhet në reagimin e tij.