Pas pranimit të informacioneve relevante nga hetimet rajonale dhe të antidrogës së Policisë në Mitrovicë veri për aktivitete të dyshuara Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Rajonale e Mitrovicës veri sot me datë 9 maj 2023, rreth orës 11:00, me njësitet e saj, në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë ndërmarr veprime operative.
Sipas Policisë, me që rast është lokalizuar një objekt (shtëpi banimi) në rrugën “Qeta e Minatorëve” ku një person i dyshuar kishte në posedim pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
Në një njoftim për media nga Polica thuhet se gjatë këtij operacionit policor në atë shtëpi janë gjetur pajisjet si në vijim: Antiminer T9- 16 Copë, Antiminer S9 – 13 Copë, Kartela Grafike 4Gb 32 Copë,Kartela Grafike 8 Gb 33 Copë dhe Poëer Suplyer 10 Copë
“Pajisjet e lartcekura evidentuar dhe janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.