Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë për identifikimin e një personi të dyshuar për disa vjedhje.
“Njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të vjedhjeve, që janë raportuar ditëve të fundit në Prishtinë.\Teleskopi\