Prokuroria ka konfirmuar rastin e rëndë në Gjilan ku një police ka vrarë dy prindërit e saj, dy vëllëzërit dhe në fund vetën për motive të panjohura deri më tani. Ndërsa Gazeta Metro merr vesh se e ndjera ishte suspenduar nga puna për shkak të problemeve psiqike.

Rasti dyshohet se ka ndodhur sot dhe në vendin e ngjarjes kanë dalur menjëherë njësitet e nevojshme.

Prokuroria përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se detaje më të hollësishme do të zbulohen së shpejti.