Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot pret në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nga presidenca, ku thuhet se takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 10:00.
“Mediat fillimisht do të marrin pamje nga pritja para ndërtesës së Kuvendit, dhe më pas pamje do të ketë edhe në fillim të takimit. Luten mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, që të jenë në Presidencë më së voni në orën 09:40”, thuhet në komunikatën për media nga presidenca.\Teleskopi