Connect with us

KOMUNA

Presidentja Osmani sot viziton komunën e Dragashit

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave në komunat e vendit, sot do të vizitojë komunën e Dragashit.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga  Presidenca.

Me këtë rast, Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh.

Në orën 11:00, Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

Pas takimit me Xheladinin, Osmani do të vizitoj Asamblenë Komunale të Dragashit me fillim nga ora 11:40, ku edhe do të mbajë fjalim.

Ndërsa në orën 12:10, Osmani dhe kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini do të deklarohen për media.

Continue Reading